Paundi në ‘rënie të lirë’, tregjet reagojnë negativisht ndaj politikave të qeverisë

24 Shtator 2022 | 11:06

Paundi britanik ka vijuar rënien kundrejt dollarit, duke prekur minimumin e 37 viteve të fundit, në një kohë kur tregjet financiare reaguan ndaj shkurtimit më të madh të taksave në 50 vjet.

Bursat në Mbretërinë e Bashkuar ranë pasi ministri i Financave, Kwasi Kwarteng parashtroi krahas shkurtimit të taksave edhe një seri masash ekonomike, që pritet të tronditin financat e vendit.

Konkretisht, paundi ra me mbi 3 për qind përballë valutës amerikane, duke arritur nën kuotën 1.09 dollarë.

Stërlina ka rënë vazhdimisht së fundmi për shkak të shqetësimeve për situatën ekonomike dhe pjesërisht për shkak të forcimit të dollarit amerikan.

Paundi ra gjithashtu me më shumë se 1 për qind përballë monedhës së përbashkët evropiane ditën e premte, duke u këmbyer për 1.12 euro.

Ministri Kwarteng refuzoi të komentonte zhvlerësimin e valutës, duke thënë se nuk i komenton lëvizjet në tregje.

Edhe kostoja e huave të qeverisë u rrit pas njoftimit, duke iu afruar një rekordi të ri, teksa investitorët bënë llogaritjet e strategjisë së re.

Sipas Institutit për Studimet Fiskale, reagimi i tregjeve është “shqetësues”, pasi strategjia e re e qeverisë britanike bazohet tek vullneti i investitorëve për të lëshuar më shumë të ardhura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026