Pavarësisht vaksinimit, rritja e rasteve me COVID-19 tremb autoritetet në SHBA e Britani

18 Korrik 2021 | 18:38

Vende në mbarë botën po avancojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e COVID-19, pasi rritjet e rasteve të infektimit kanë çuar në shtimin e vatrave të virusit në mbarë globin, pavarësisht fushatave masive të vaksinimit.

Kështu, në Shtetet e Bashkuara totali i infektimeve ka shkuar mbi 34 milionë e 67 mijë, ndërsa numri i vdekjeve mbi 608 mijë, sipas të dhënave të Qendrës së sistemeve shkencore dhe inxhinierike pranë Universitetit Johns Hopkins.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi njerëzit se vaksina mund të mos jetë efikase ndaj virusit dhe i inkurajoi ata të ndjekin masat mbrojtëse si mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës sociale dhe shmangien e turmave apo hapësirave pa ventilim.

Britania e Madhe ka raportuar ndërkohë mbi 54 mijë e 600 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, shifër që e ka çuar në mbi 5 milionë e 386 mijë totalin e infektimeve.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid rezultoi pozitiv me coronavirus ditën e shtunë dhe njoftoi në Twitter se kishte marrë dy dozat e vaksinës dhe se simptomat ishin të buta. Aktualisht ai ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij me familjen.

Ndërkohë, Franca raportoi rreth 11 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, duke lënë pas rekordin prej 10 mijë njësisht për dy ditë rresht.

Në kuadër të forcimit të masave, nga 18 korriku personat e pavaksinuar nga Britania, Spanja, Portugalia, Qipro, Holanda dhe Greqia duhet të kenë me vete një test jo më të vjetër se 24 orë për të hyrë në territorin francez.

Edhe qeveria greke njoftoi të shtunën rinvendosjen e një shtetrrethimi në orët e natës në ishullin Mikonos, pas rritjes së rasteve me infektime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026