English

PE voton paketën, reduktim me 55% të gazit serrë deri në 2030-n

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti Evropian mbështeti të mërkurën reformimin e tregut evropian të karbonit, duke lënë mënjanë frikën për vonesa në zbatimin e politikave të klimës, pasi ligjvënësit e kishin rrëzuar draftin në votimin e parë të mbajtur më herët gjatë muajit.

- Advertisement -

Propozimet do të ulnin më shpejt emetimet në tregun e karbonit të BE-së, që është dhe pika kyçe e një pakete ligjesh për të reduktuar prodhimin neto të gazit serrë me 55% deri në vitin 2030.

“Më në fund ia arritëm. Miratuam me shumicë të theksuar ligjin më të madh për klimën. Po hedhim një hap të madh përpara për këtë çështje, duke mbrojtur njëkohësisht vendet e punës”, thotë Peter Liese, euro-deputet i PPE-së.

Këtë herë, shumica e ligjvënësve mbështeti propozimin për të hequr gradualisht lejet pa përmbajtje CO2-shi për industritë brenda vitit 2032 dhe për t’i zëvendësuar ato me një tarifë karboni për çelikun, çimenton dhe produkte të tjera të importuara, të krijuara për të vendosur firmat evropiane dhe të huaja në një bazë të barabartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?