“Pekini, fushatë agresive sulmesh kibernetike ndaj Perëndimit”, SHBA dhe aleatët akuza Kinës
Shtetet e Bashkuara dhe një grup vendesh aleate akuzuan Kinën të hënën për një fushatë globale sulmesh kibernetike, përmes hakerave me pagesë.
Në kuadër të akuzave, administrata amerikane i ka atribuuar Pekinit zyrtar një sulm ndaj kompanisë Microsoft, i bërë publik më herët gjatë vitit.
Duke i dhënë jetë një vale të re tensionesh me Kinën, Shtetet e Bashkuara mbështeten në këtë nismë nga NATO, BE, Britania, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Kanadaja.
“Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera nëpër botë mbajnë përgjegjëse Republikën Popullore të Kinës për këtë sjellje të papërgjegjshme, përçarëse dhe destabilizuese në hapësirën kibernetike, që përbën një kërcënim për ekonominë dhe sigurinë tonë kombëtare”, deklaroi sekretari i Shtetit, Atnony Blinken.
Po ditën e hënë, Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi se katër shtetas kinezë, tre prej të cilëve oficerë të shërbimeve të inteligjencës dhe një haker me pagesë ishin akuzuar zyrtarisht për një fushatë globale hakerimi që ka vënë në shënjestër kompani të shumta, universitete dhe agjenci qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, ky aktivitet kriminal ka ndodhur në periudhën mes viteve 2011 dhe 2018 dhe ishte i fokusuar në mbledhjen e informacioneve që do t’i sillnin përfitime kompanive dhe bizneseve kineze.
Hapja e një fronti të ri në luftën e qeverisë amerikane kundër sulmeve kibernetike vjen një muaj pasi liderët e vendeve të G7-s dhe NATO-s mbështetën presidentin Joe Biden në samitet e mbajtura në Kornuoll dhe Bruksel për akuzat e ngritura nda Kinës, se po sfidon sistematikisht rendin botëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta