Pekini mbyll metrotë për të parandaluar përhapjen e COVID-19

4 Maj 2022 | 11:09

Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të metrosë, si masë kundër përhapjes së COVID-19.

Autoritetet e metrosë bënë me dije se vendimi për mbylljen e 40 stacioneve hyn në fuqi më 4 maj, teksa nuk u dha ndonjë datë se kur do të rihapen.

Metrotë kryesisht gjenden në qendër të qytetit, dhe mbyllja e tyre është në kuadër të masave për kontrollin e pandemisë.

Pekini ka ndërmarrë një sërë masash kundër COVID-19. Baret dhe restorantet lejohet vetëm të japin ushqim me vete. Palestrat janë mbyllur dhe shkollat po ashtu. Shumica e qendrave turistike në Pekin, përfshirë edhe Kopshtin Zoologjik, janë mbyllur.

Qytetarëve të Pekinit u kërkohet që t’iu nënshtrohen tri testeve brenda javës, pasi autoritetet po tentojnë që të zbulojnë dhe izolojnë rastet me koronavirus.

Të mërkurën, Pekini ka regjistruar 51 raste me koronavirus, pesë prej të cilave ishin asimptomatike.

Përderisa masat kundër pandemisë në Pekin konsiderohen më të buta, Kina ka aplikuar një politikë strike kundër koronavirusit, duke vendosur kufizime në udhëtime, duke urdhëruar testimin e qyteteve të tëra dhe duke ngritur ndërtesa për izolimin e personave të infektuar.

Së fundmi, Shangai është përballur me rritje të rasteve me koronavirus. Ky qytet, që ka 26 milionë banorë, ka raportuar 4,982 raste të mërkurën dhe 16 vdekje.

 

LEXONI GJITHASHU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026