Pekini vazhdon stërvitjen ushtarake, vijojnë tensionet Kinë-Tajvan

7 Gusht 2022 | 16:00

Anije luftarake, avionë dhe dronë të ushtrisë kineze vazhduan mëngjesin e së dielës stërvitjet në afërsi të Tajvanit, duke simuluar sulme ndaj ishullit dhe infrastrukturës ushtarake të tij.

Kryeministri i Tajvanit deklaroi se Kina në mënyrë arrogante kishte përdorur aksionet ushtarake për të cenuar paqen dhe stabilitetin rajonal.

Pekini ndërkohë ka njoftuar stërvitje të reja në Detin e Verdhë, mes Kinës dhe Gadishullit Korean, të cilat do të zgjasin deri më 15 gusht.

Gjithashtu, diplomatët kinezë vijojnë fushatën për të fajësuar Uashingtonin për kaosin që ka përfshirë rajonin aziatik.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kinës dhe theksoi se vizita e Nancy Pelosi-t në Tajvan nuk duhet të ishte realizuar.

Nga ana tjetër, administrata amerikane akuzoi Pekinin për veprime provokuese dhe të papërgjegjshme.

“Thuajse 90 për qind e anijeve më të mëdha të botës kalojnë përmes Ngushticës së Tajvanit. Që nga nisja e stërvitjeve me raketa, Pekini ka ndërmarrë një hap të papërgjegjshëm për qëllime të tjera. Ata ndërprenë 8 fusha të ndryshme ku vendet tona mund të bashkëpunonin”, tha Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit.

Më herët, ministri i Jashtëm kinez, Uang Ji u takua me homologun rus Sergey Lavrov, me të dyja palët që ranë dakord për të ruajtur koordinimin strategjik dhe për të thelluar bashkëpunimin politik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026