Pele nga spitali: Qëndroni pozitiv, po shikoj Brazilin në Kupën e Botës! 

4 Dhjetor 2022 | 11:08

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Pele shqetësoi publikun pasi mësoi se ylli i futbollit ishte mbajtur në një spital në Sao Paulo, për shkak të komplikimeve nga një kancer në zorrë.

Shumë tifozë të futbollit në mbarë botën u trembën për gjendjen shëndetësore të brazilianit legjendar, i cili së fundi foli nga shtrati i spitalit duke falënderuar të gjithë për mesazhet e bukura dhe tha se po merr terapi dhe është plot optimizëm.

Ai u shpreh se po ndjek Kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës në Katar.

“Miq, dua që të gjithë të qëndroni të qetë dhe pozitivë. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin mjekësor për kujdesin që më dhanë. Kam besim te Zoti dhe çdo mesazh që marr nga njerëzit në mbarë botën më jep energji”, ka shkruar Pele në profilin e tij në Instagram dhe ka shtuar:

“Po shikoj Brazilin në Kupën e Botës! Ju faleminderit të gjithëve!”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026

Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur plot 13 herë kampion kombëtar, si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale. Lojtar dhe...
16:32 | 15/07/2026

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026