Pelegrinazh vetëm për të vaksinuarit, në ‘Umren’ që zhvillohet në Mekë lejohen vetëm besimtarët imunë

6 Prill 2021 | 14:26

Vetëm ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jenë të autorizuar të marrin pjesë në umren, në pelegrinazhin që zhvillohet në Mekë.  

Në mes të muajit prill nis edhe muaji i shenjtë i agjërimit për besimtarët myslimanë.

Në një deklaratë për mediat, ministria e Haxhit tha se në nisje të Ramazanit  “vetëm njerëzit imunë” ndaj koronavirusit do të lejohet të kryejnë “umren” ose lutje në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Kjo masë vlen veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë.

Ramazani zakonisht shkakton një fluks të madh të besimtarëve në Mekë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera myslimane.

Pelegrinazhi i vogël, i pezulluar në Mars 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, rifilloi me frikë në fillim të Tetorit me masa paraprake.

Fillimisht, vetëm 6,000 sauditë dhe shtetas të huaj u lejuan çdo ditë për lutjen, e cila mund të ndërmerret gjatë gjithë vitit ndryshe nga haxhi, i cili zhvillohet një herë në vit.

Më shumë se 390,000 raste me Covid-19 janë regjistruar në Arabinë Saudite, përfshirë  6,700 viktima dhe më shumë se 5 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine në një popullsi prej 34 milionë banorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026