Pelinku sqaron si do të bëhet identifikimi online i votuesve në zgjedhjet e 25 prillit

11 Nëntor 2020 | 20:14

Komisioni Rregullator i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ka përcaktuar karakteristikat e sistemit të identifikimit elektronik që duhet të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në të gjithë vendin.

Identifikimi elektronik ka qenë një prej kërkesave kryesore të opozitës jashtëparlamentare, si kusht për të qenë pjesë e reformë zgjedhore.

Puna për teknologjinë në zgjedhje do të mbikëqyret nga nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e cila sqaroi procesin në një intervistë për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania, të mërkurën.

“Në këtë fazë mund të themi se bëhet fjalë për pajisje që do të punojnë offline. Asnjë nga pajisjet nuk ka lidhje me rrjetin e komunikimit.  Në çdo qendër votimi do të jetë një pajisje që do të indentifikojë zgjedhësin. Pajisja do të përmbajë regjistrin e zgjedhësve në momentin e çeljes së procedurës. Pajisja do të lexoj dokumentin e identifikimit, atë që bëhej manualisht do të bëhet me makinë. Identifikon votimin e shumëfishtë ose në emër të të tjerëve,” – u shpreh Pelinku.

Pelinku sqaroi se të dhënat e votuesve do të ruhen duke zbatuar ligjin në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale.

“Personi nënshkruan me anë të shenjave të gishtërinjve. Domethënë ata do të nënshkruajnë me shenjë gisht, jo identifikim me shenjë gishti. Të gjitha të dhënat e grumbulluara në pajisje do të qendërzohen në një sistem pranë KQZ-së dhe do të kryqëzohen për efekt verifikimi për shkelje. Sistemi dhe pajisja do të ruajë dhe do të përpunojë të dhënat sipas standardeve të sigurisë dhe sipas ligjit në fuqi për ruajtjen e të dhënave biometrike.

Pajisja i enkripton të dhënat kështu do të bëhet edhe verifikimi I tyre. Të dhënat nuk mund të përdoren jashtë pajisjeve. Të dhënat nuk janë të përdorshme jashtë sistemit dhe jashtë pajisjeve janë të enkriptuara. Ne duhet të zbatojmë ligjin në fuqi për të dhënat personale.

Kompania ka detyrimin të programojë pajisjen dhe sistemin që të respektojë ligjin e ruajtjes së të dhënave,” – shpjegoi më tej nënkomisionerja Pelinku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021