Pence refuzon të largojë Trump, zëvendëspresidenti kundërshton fuqizimin e amendamentit 25

13 Janar 2021 | 06:12

Ndërsa demokratët në Dhomën e Përfaqësuese janë të vendosur që të votojnë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, të cilin e akuzojnë për nxitje të protestuesve gjatë trazirave të 6 janarit, zv presidenti Mike Pence ka kundërshtuar të fuqizojë amendamentin 25, sipas të cilit një president shpallet i paaftë. 

Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, Pence shprehet se ai refuzon të fuqizojë amendamentin për të larguar para kohe Presidentin Trump.

“Unë nuk besoj se një akt i tillë është në interesin më të mirë të kombit tonë dhe në përputhje me Kushtetutën”, shkruan në letër zv/presidenti Pence.

Lexoni gjithashtu:

Donald Trump: Akuzat e demokratëve ‘gjueti shtrigash’, do zemërojnë njerëzit

Merkel e konsideron ”problematik” dëbimin e Trump nga platforma Twitter

Paralajmërimi për trazira, FBI: Në prag të betimit të Biden, ka plane për protesta të dhunshme në të 50 shtetet

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026