Pengesë e tranzicionit në SHBA, Biden paralajmëron se siguria kombëtare ka pësuar dëme të mëdha
Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se administrata e Donald Trump po dëmton sektorin e sigurisë kombëtare. Gjithashtu, demokrati u ankua se zyrtarët republikanë po pengojnë tranzicionin e qeverisë.
“Ne kemi hasur bllokada nga udhëheqja politike në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit. Tani për tani, nuk po marrim të gjitha informacionet që na duhen nga administrata në largim për fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, kjo s’është gjë tjetër veçse mungesë përgjegjësie”, u shpreh presidenti i zgjedhur Joe Biden.
“E vërteta është se shumë prej agjencive që janë të domosdoshme për sigurinë tonë kanë pësuar dëme të mëdha. Shumë prej tyre janë zbehur sa i përket personalitetit, kapacitetit dhe moralit. Proceset politike janë ngurtësuar ose janë anashkaluar për fat të keq të aleancave tona”, theksoi ai.
Megjithëse Biden do të marrë zyrtarisht postin e kreut të shtetit më 20 janar, presidenti në largim, Donald Trump vazhdon të refuzojë humbjen në zgjedhjet e nëntorit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta