Pentagoni nis konkurs 100 milionë dollarësh, pjesëmarrëse edhe kompanitë e Musk
Kompanitë e Elon Musk, SpaceX dhe xAI, kanë hyrë në një konkurs të mbyllur teknologjik të Pentagon, me qëllim zhvillimin e një sistemi për kontrollin e tufave të dronëve përmes komandave zanore, raporton Bloomberg duke cituar burime.
Sipas raportimeve, pjesëmarrja e dy kompanive të Musk në këtë iniciativë të mbështetur nga inteligjenca artificiale shënon një fazë të re dhe potencialisht të diskutueshme në karrierën e biznesmenit. Konkursi, i nisur në janar me një fond prej 100 milionë dollarësh, synon krijimin e teknologjisë që përkthen komandat zanore në udhëzime dixhitale për të kontrolluar në mënyrë të koordinuar njëkohësisht dronë të shumtë, si në ajër ashtu edhe në det.
Zhvillimi do të realizohet në pesë faza, duke filluar nga krijimi i softuerit deri te testimet praktike në terren, nën drejtimin e Njësisë së Inovacionit të Mbrojtjes dhe Grupit Autonom të Betejës, të themeluar gjatë administratës së dytë të Donald Trump.
Musk më parë ka mbështetur ndalimin e përdorimit të armëve autonome sulmuese që mund të zgjedhin dhe sulmojnë objektivat në mënyrë të pavarur, duke treguar një qasje të kujdesshme ndaj teknologjive të armatosura me inteligjencë artificiale.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta