”Për 100 ditë mbani maska”, Joe Biden do të urdhërojë mbajtjen e maskës në godinat qeveritare

4 Dhjetor 2020 | 07:15

Për shkak të situatës së rëndë nga pandemia presidenti i zgjedhur Joe Biden është shprehur se do t’u kërkojë amerikanëve që në 100 ditët e tij të para si president të mbajnë maska.

Biden thekson se një masë e tillë do të reduktojnë shifrat e larta të të prekurve nga COVID-19.

Ai po ashtu nënvizoi se do të urdhërojë që maska të përdoret në të gjitha godinat qeveritare.

Presidenti i zgjedhur shtoi  se do të ishte “i lumtur” të merrte një vaksinë në publik për të qetësuar çdo shqetësim në lidhje me sigurinë e saj.

Edhe tre ish-presidentë – Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton thanë se ata janë gjithashtu gati të marrin publikisht vaksinën për të treguar se është e sigurt.

Më 3 dhjetor janë regjisruar më shumë se 53 mijë raste me COVID-19 në SHBA, shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë.

Me më shumë se 2.7 milionë raste në total dhe 128,735 vdekje, SHBA-ja është vendi më i prekur se çdo tjetër në botë.

 

Lexoni gjithashtu: 

COVID-19, rekord botëror në SHBA me 53 mijë raste në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026