Për ku është nisur ‘treni bërthamor’ rus?

6 Tetor 2022 | 21:43

Një kolonë ruse që transporton pajisje për programin e armëve bërthamore të Moskës u raportua se ishte në lëvizje më 4 tetor.

Karvani i trenave u pa duke transportuar një numër automjetesh të blinduara si BPM-97 Vystrel në Rusinë qendrore.

BPM-97-at janë të lidhura me Drejtorinë e 12-të kryesore të ushtrisë ruse, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit.

Ky zbulim shkaktoi spekulime se treni është nisur drejt vijës së frontit në Ukrainë.

Sa e vërtetë është kjo dhe pse po e zhvendos Putini divizionin e tij bërthamor?

Kjo njësi është përgjegjëse për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e elementeve të arsenalit bërthamor të Rusisë.

Ka pasur raporte të shumta që sugjerojnë se lëvizja e fundit po çon drejt një demonstrimi bërthamor.

Por, drejtori i konsulencës ushtarake Rochan në Poloni ka hedhur poshtë pretendimet se treni po shkon drejt vijës së frontit ukrainas.

Konrad Muzyka, tha për Deutsche Welle-n se treni në fakt po lëvizte në një drejtim në verilindje të Moskës duke u larguar nga Ukraina.

Foto e divizionit rus bërthamor GUMO 12 via RussianMinistryofDefense

Kjo u mbështet edhe nga analistë të tjerë të inteligjencës, të cilët pretenduan se të dhënat e gjeolokacionit treguan se videoja e trenit ishte regjistruar në Sergieyev Posad, një qytet rus në verilindje të Moskës.

Analistë të tjerë thanë se vetë treni po lëvizte në drejtim jugperëndimor.

Shpjegimi i Rusisë

Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi ​​një deklaratë për shtyp duke thënë se karvani i 12-të i trenave GUMO po kryente një stërvitje kundër terrorizmit nisur më datë 4 tetor.

Sipas deklaratës, treni hekurudhor rus i quajtur “treni bërthamor” nga mediat perëndimore vetëm disa ditë më parë, sepse dukej se po udhëtonte drejt Ukrainës me armë bërthamore në bord, në fakt është pjesë e një baze nën kontrollin e Drejtorisë kryesore të 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse e cila është përgjegjëse për ruajtjen dhe lëvizjen e armëve bërthamore.

Një ish-zyrtar i lartë i NATO-s, William Alberk, ka sugjeruar se pajisja ushtarake mund të ketë qenë në rrugën e saj drejt stërvitjeve të forcës bërthamore që zakonisht zhvillohen në mes të tetorit.

E gjitha nisi kur disa kanale pro-ruse në Telegram nisën të shpërndanin një video dhe foto të ndryshme ditën e diel, më 2 tetor të “një treni të zakonshëm hekurudhor me pajisje ushtarake diku në brezin qendror të Rusisë”.

Pamje të kolonës duke transportuar automjete të blinduara via Telegram

Vëmendja u përqendrua në faktin se treni raportohet se mbante mjete të blinduara Vystrel me module luftarake Spitsa, të cilat vijnë të pajisura me një top 30 milimetrash dhe një granatahedhës plotësisht të automatizuar.

Sipas ekspertëve të pavarur ushtarakë, automjetet e blinduara Vystrel me sisteme Spitsa janë përdorur vetëm në Drejtorinë kryesore të 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse.

Si rezultat, mediat perëndimore dolën në përfundimin se treni po transportonte armë bërthamore.

Ndërkohë, mes raporteve të pakonfirmuara se ky ‘tren bërthamor’ është parë duke u nisur drejt Ukrainës, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka asnjë tregues të qartë se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës.

Ekspertët e armëve bërthamore i kanë thënë Zërit të Amerikës se nëse Rusia po lëviz armë bërthamore drejt kufirit ukrainas, Shtetet e Bashkuara do ta dinë.

Ndërkohë, Qendra për Luftimin e Dezinformimit – një organ pune i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës – e ka arsyetuar këtë lëvizje duke deklaruar se Federata Ruse po përdor terrorizmin e informacionit për të ushtruar presion mbi Ukrainën që kjo e fundit të bëjë pazare sipas kushteve të Rusisë duke përhapur thashetheme në mediat perëndimore për përgatitjet e saj për një sulm bërthamor në Ukrainë.

Nëse kjo është vërtetë arsyeja e lajmeve të fundit rreth ‘trenit bërthamor’ apo edhe ‘nëndetëses Poseidon’ dhe se Rusia në fakt, nuk ka në plan të kryejë teste bërthamore në Europë apo kudo tjetër, ky do të ishte lajmi më i mirë por deri tani, kjo ende nuk është e konfirmuar dhe kërcënimet bërthamore ende vazhdojnë të hidhen në drejtim të njëra-tjetrës nga të dyja palët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026