Përballja Trump-Biden, debati i parë presidencial i mbushur me tension

30 Shtator 2020 | 05:15

Një debat kaotik ku të dyja palët përpiqeshin të ngrinin zërin dhe ku moderatori ndërhynte për të ruajtur qetësinë. Kështu mund të përshkruhet debati I parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, ku të dy garuesit për Shtëpinë e Bardhë nuk kursyen as ofendimet dhe akuzat personale  kundrejt njëri tjetrit.

Biden e quaji Trump një kloun, racist, presidenti më i keq që SHBA ka pasur ndërsa kandidati republikan u shpreh se Joe nuk ka asgjë të zgjuar.

Sikundër ishte paracaktuar, tema e parë ku u ndal debati ishte Gjykata Supreme për të cilën Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbrojti nominimin e tij Amy Barret. Ndërsa Joe Biden përsëriti se duhet të pritet dhe pas zgjedhjeve të vendoset për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese.

Pika e dytë ku u përballën dy kandidatët duke ngritur herë pas here zërin ishte edhe pandemia. Donald Trump vijoi të fajësonte Kinën për përhapjen e virusit duke akuzuar më tej edhe demokratët  që sipas tij duan që vendi të rimbyllet. Joe Biden akuzoi presidentin se ka keqmenaxhuar situatën  dhe se ai ka një plan për rimëkëmbjen e vendit.

Protestat kundër dhunës racore ishte një tjetër çështje e debatit. Presidenti Trump mbrojti përfundimin e trajnimit të ndjeshmërisë racore në programet federale, duke thënë se mësonte njerëzit  të urrenin vendin. Biden e cilësoi rivalin racist dhe se gjatë protestave duhej të shmangej dhuna. 

‘Obama care’ paketa e sistemit shëndetësor u diskutua me tension mes dy rivalëve ku Trump u shpreh se është një paketë e shtrenjtë, ndërsa Biden premtoi se do ta zgjeronte. I pyetur per çështjen e mospagimit të taksave presidenti Trump u shpreh se paguan me miliona taksa. E nga ana tjetër nuk ndali as sulmet kundrejt djalit të Joe Biden.

Trump, i cili ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse humbet zgjedhjet, përsëriti pretendimet e tij se votimi përmes postës do të çonte në mashtrim. Ndërsa Biden u kërkoi amerikanëve të bënin një plan për të votuar. Ai tha se nuk do të shpallte fitoren derisa rezultati të ishte i vlefshëm.

 

Lexoni gjithashtu:

Kush është Donald Trump, nga bizneset miliardere tek drejtimi i Shtëpisë së Bardhë

Kush është Joe Biden, karriera politike nga senator i Delauerit deri në zëvendëspresident

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026