Përballja Trump- Biden, gazetari Bajrush Morina: Kandidatët kishin energji të tepërt
Në një intervistë për Euronews Albania gazetari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bajrush Morina foli rreth debatit presidencial të cilin e konsideroi një ngjarje shumë të rëndësishme.
Sipas komentit të gazetarit dy kandidatët për deputet kishin një energji të tepruar dhe vetë toni i debatit kishte reagime negative.
Sa i përket energjisë së tepruar treguar nga Trump dhe Biden Morina e cilësoi si pasojë të pandemisë. Sipas tij nëse do të kishin pasur mundësi të kishin udhëtuar anë e mbanë Amerikës ashtu siç do ndodhte normalisht në një fushatë presidenciale e gjithë ajo energji nuk do ngelte për skenën e debatit.
Në fjalën e tij Bajrush Morina theksoi një lloj ashpërsie që kishte vënë re në fjalorin e Trump, gjë për të cilën i kishte tërhequr vëmendjen edhe moderator i debatit.
Ndërkaq gazetari solli në vëmendje se mbi Joe Biden rëndojnë 77 vite e kjo bëri që herë pas herë kandidati të dukej i lëkundur.
Pyetur nëse ky debat do të ndikonte tek të pavendosurit Bajrush Morina mbajti një qëndrim negativ.
Sipas tij gjithçka ranë në sy ishte ashpërsia e debatit dhe nuk mendonte që kjo do të zgjonte të pavendosurit.
“Nuk mendoj që në debatin e parë kanë arritur kandidatët të zgjojnë nga gjumi, nëse mund të them, këta të pavendosur ose të përfitojnë prej këtyre të pavendosurve që janë në fakt këta të pavendosur që vendosin për fatin e fituesit të garës presidenciale”,- u shpreh Morina.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta