Përdorimi i kanabisit, rrezik i lartë për atak në zemër te moshat e reja
Një studim tregon se përdorimi i kanabisit rrit rrezikun për atak kardiak te moshat e reja. Konkluzionet kanë dalë nga një hulumtim i publikuar në revistën shkencore “The Canadian Medical Association Journal”.
Studiuesit analizuan të dhënat e marra nga më shume se 33.000 të rritur të moshave nga 18 deri 44 vjeç. Nga 17% e të rriturve, të cilët raportuan për përdorim të kanabisit në muajin e fundit, 1.3% e tyre më vonë pësoi atak në zemër. Tek personat që nuk konsumonin kanabis përqindja ishte më e ulët.
Ekspertët e studimit thonë se shumë persona mendojnë që kanabis është i sigurt dhe jo i dëmshëm, por kjo është e gabuar. Kur rrahjet e zemrës së dikujt bëhen të parregullta, mund të rrisin sasinë e oksigjenit që i nevojitet zemrës. Kjo çon në atak kardiak.
Studiuesit thonë se kanabisi që shitet sot është shumë më i fuqishëm sesa ai që shitej 50 vjet më parë.
Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanabisi mund të ketë ndërveprime negative me ilaçe të tjera. Kanabisi metabolizohet përmes mëlçisë, që do të thotë se ka potencialin të ndërveprojë me shumë ilaçe kardiovaskulare, siç janë holluesit e gjakut.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta