‘Perëndimi të ndalojë furnizimet me armë’, Putin bisedë telefonike me Makron

3 Maj 2022 | 18:52

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emanuel Makron këtë të martë.

Nga raportimet e mediave shtetërore ruse, mësohet se Putin i ka thënë Makronit se Perëndimi duhet të ndalojë furnizimet me armë për Ukrainën.

Sipas Putin, Kievi nuk po i merr seriozisht bisedimet për paqe dhe vendet perëndimore po injorojnë krimet e luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Kreu i Kremlinit ka bërë më parë pretendime të pabaza se Ukraina po kryen krime lufte pas pushtimit të Rusisë.

Ndërsa, Makron i ka kërkuar Putinit që t’i japë fund luftës dhe bëri thirrje për armëpushim midis dy shteteve.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën në Donbas dhe Mariupol teka shtoi se evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal duhet të vazhdojë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten pasaportat koleksionuese që mbajnë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në...
09:06 | 27/06/2026

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026

Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur

Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të tjerë janë plagosur nga tërmetet në Venezuelë, sipas qeverisë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të...
08:16 | 27/06/2026