Performoi online pa hixhab, Irani dënon këngëtaren dhe ekipin e saj me rrahje me kamzhik. Reagime të shumta

19 Qershor 2026 | 08:18

Dënimi i këngëtares iraniane Parastoo Ahmadi dhe tetë anëtarëve të ekipit të saj të muzikës me 74 rrahje me kamzhik ka shkaktuar reagime të shumta. Dënimi i saj erdhi pas një koncerti të transmetuar live në YouTube, në të cilin artistja u shfaq pa hixhab.

Sipas dokumenteve të gjykatës të cituara nga grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatët, gjykata penale në provincën Qom u vendosi të pandehurve, përveç rrahjes me kamzhik, një ndalim dyvjeçar për t’u larguar nga Irani dhe një ndalim dyvjeçar për t’u angazhuar në aktivitete artistike.

Autoritetet i akuzuan ata për fyerje publike dhe për prodhimin dhe publikimin e “përmbajtjes imorale dhe të turpshme” në internet.

Rasti ka të bëjë me një koncert të mbajtur në dhjetor 2024 dhe të transmetuar drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Ahmadi -t. Këngëtarja 29-vjeçare pa veshur hixhab, në një performancë që u bë shpejt virale dhe mblodhi miliona shikime.

Menjëherë pas publikimit të videos, Ahmadi dhe disa muzikantë u arrestuan nga autoritetet iraniane përpara se të liroheshin. Megjithatë, hetimi gjyqësor vazhdoi dhe rezultoi me dënimin e tyre.

Rasti ka provokuar reagime të forta si brenda Iranit ashtu edhe në diasporën iraniane, me shumë artistë që flasin për një përshkallëzim të represionit kulturor dhe një përpjekje për të frikësuar ata që vënë në dyshim normat e rrepta shoqërore të vendosura nga regjimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026