Përgjigjja e Italisë ndaj COVID, si e ka shmangur vendi fqinj valën e dytë

30 Shtator 2020 | 19:37

Për herë të parë që nga përfundimi i pikut, spitalet e ngritura për trajtimin e COVID në Itali janë rihapur për të qenë gati për një valë të dytë, gjë që deri tani Italia duket se e ka shmangur.

Nga veriu në jug, komplekset shëndetësore kanë rikthyer planet bazë, edhe pse këtë herë skenari është ndryshe.

Rajoni i Lombardisë, me mbi 9 mijë raste aktive mbetet zona më e prekur e vendit, ndërkohë që shtimi i rasteve të infektimit po konstatohet në jug.

Në Kampania, ku rritja ditore është më e larta në vend, njerëzit duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës që janë jashtë. Modeli i Italisë po citohet në rang ndërkombëtar, si një që ka menaxhuar më së miri krizën, të paktën në Evropë, por cilat janë arsyet e kësaj?

Faktori i parë është koha. Sipas ekspertëve, Italia ishte ndër vendet e para që u përball me pandeminë, duke u dhënë autoriteteve mundësinë për hartimin në avantazh të një plani post-bllokade.

Pranimi nga popullsia i masave anti-Covid është një tjetër faktor. Rreth 80% e italianëve, sipas një studimi të kolegjit mbretëror të Londrës, e pranojnë mbajtjen e maskës me detyrim.

“Italia ishte vendi i parë në Evropë që u përball me pandeminë. Vendi dhe qytetarët e përjetuan përhapjen e virusit dhe rritjen e tij. Gjithashtu, ata përjetuan rritjen e lartë të numrit të viktimave. Të gjithë i mbajnë mend pamjet e arkivoleve që transportoheshin. Për pasojë, njerëzit u përfshinë emocionalisht dhe duke e ruajtur këtë në kujtesë janë bërë më të disiplinuar”, deklaron Gloria Taliani, pedagoge e sëmundjeve infektive pranë universiteti La Sapienza.

Krahas kësaj, sistemi ‘testo dhe gjurmo’ i Italisë është konsideruar i suksesshëm. Por, sipas zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, shanset që Italia të përjetojë një valë të dytë në javët e ardhshme janë të larta.

Por ai nënvizon se kjo nuk do ta kapë vendin të papërgatitur. Ai beson se aftësia për të bashkëjetuar me virusin e treguar në muajt e fundit do të rezultojë jetike në fazën e re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026