Përkujtime masive për Ditën e të Vdekurve në Meksikë

1 Nëntor 2021 | 13:44

Meksika zhvilloi të dielën përkujtimet masive në Ditën e të Vdekurve. Ngjarja u ndalua vitin e kaluar për shkak të COVID-19, andaj për pjesën më të madhe të njerëzve ky ishte një rikthim i gëzueshëm, pavarësisht tematikës.

Mijëra qytetarë, shumica me maska, u mblodhën përgjatë bulevardit kryesor të vendit të dielën për të parë paradën e skeleteve dhe kërcimtarëve.

Meksika ka pasur prej kohësh një qëndrim tjetër ndaj vdekjes, më social, më pranues se në shumë pjesë të botës.

Sipas autoriteteve të Mexico City, rreth 300 mijë njerëz mbushën bulevardin ikonik Avenida Reforma për të shijuar paradën e Ditës së të Vdekurve.

Festimet do të vazhdojnë nga data 31 tetor deri më 2 nëntor.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026