Përmbyset varka me emigrantë, zhduken 8 persona, shpëtohen 4 të tjerë
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar nga porti dhe Frontex për të gjetur të huajt në zonën detare në jug të Samos, ku anija me të cilën ndodheshin u përmbys.
Ngjarja u bë e ditur kur një anije peshkimi pikasi aksidentalisht dy burra në det, të cilët informuan se ishin në një varkë me dhjetë të tjerë e cila u përmbys, raportojnë mediat e huaja.
Një anije e Frontex menjëherë më pas vuri re dy të tjerë. Sipas dëshmive të tyre, në bord ndodheshin gjithsej 12 persona dhe autoritetet janë në kërkim të tetë të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur teksa ka pasur kushte të mira atmosferike. Megjithatë, autoritetet janë të shqetësuara nga fakti se ngjarja u bë e ditur rastësisht pasi nuk është bërë asnjë telefonatë në numrin 112 dhe nuk ka pasur asnjë sinjal shqetësimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta