Përmbytje në Angli, stuhia “Bella” ka detyruar evakuimin e 1300 personave
Qindra persona janë detyruar të evakuojnë shtëpitë teksa Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq që ka sjellë përmbytje dhe erëra të forta.
Stuhia “Bella” ka detyruar autoritetet në Bedfordshajër që të evakuojnë mbi 1300 persona që banojnë përgjatë lumit Ouz për shkak të rrezikut të përmbytjeve, teksa stuhia ka sjellë erëra që kalojnë shpejtësinë 100 km/h.
“Të gjithë u angazhuam që nga dita e djeshme e deri në mëngjes, duke vendosur thasë me rërë dhe duke u përgatitur për përmbytje të mundshme”, tha Jan Schofield, rezidente në Bedford.
“Ju lutemi ti lini mënjanë heroizmat. Ju lutem ndiqni udhëzimet dhe mos veproni me mendjen tuaj. Gjithashtu jemi në situatë pandemie dhe shifrat e të infektuarve janë ende shumë të larta”, tha Philip Simpkins, Shef ekzekutiv në Kontenë e Bedford:
Në Britani janë dhënë alarme për përmbytje edhe në 98 lokacione të ndryshme, çka nënkupton se janë marrë masa në zonat ku rreziku është më i lartë.
Erërat e forta kanë bërë që hekurudhat në lindje të Londrës dhe në Kent të bllokohen nga inertet dhe të shtyhen oraret e trenave.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta