Përmbytje në Greqi, fond emergjence prej 20 mln euro për ishullin Evia

11 Tetor 2021 | 09:02

Reshjet e dendura të shiut në Greqi shkaktuan përmbytje në disa zona të shtetit fqinj përfshirë ishullin Evia, i cili gjatë verës u përball me zjarret.

Lumenjtë dhe përrenjtë vërshuan në rrugë duke shkaktuar dëme të mëdha në veri të ishullit. Jo vetëm rrugët u shkatërruan, por shtëpitë u mbuluan me baltë.

Kryebashkiaku i zonës e cilësoi situatën një katastrofë biblike. Autoritetet bën me dije se kanë ngritur një fond emergjence prej 20 milionë eurosh për të mbrojtuar Evian Veriore gjatë dimrit.

Larisa në Greqinë qendrore gjithashtu u prek nga përmbytjet. Fatmirësisht nga reshjet e dendura të shiut nuk janë regjistruar viktima, por dhjetëra banorë duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e përmbytura.

Stuhitë kanë goditur Greqinë veriore dhe qendrore që nga e enjtja, duke sjellë reshje të dendura shiu. E sipas parashikimeve më të dendura ishin ditën e djeshme e të tilla priten edhe gjatë të hënës.

Rreth 300.000 hektarë pyje, shkurre dhe toka bujqësore u dogjën në pjesë të ndryshme të Greqisë verën e kaluar mes valës më të keqe të të nxehtit të regjistruar në mbi 30 vjet.

Më shumë se një e treta e zonës së prekur, ishte në Evian veriore.

Shkencëtarët thonë se ka pak dyshime se ndryshimi i klimës nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror po nxit ngjarje ekstreme, të tilla si valët e të nxehtit, thatësira, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026