Përmbytje të mëdha në Australi, banorëve në Sidnei u kërkohet të evakuohen

4 Korrik 2022 | 07:17

Shërbimet e urgjencës në Australi urdhëruan mijëra qytetarë në Sidnej që të evakuohen gjatë ditës së hënë pasi lumenjtë e tejmbushur përmbytën një pjesë të tokës dhe rrezikohej diga më e madhe.

Rreth 32.000 njerëz ishin nën urdhra evakuimi ose paralajmërime në Uellsin e Ri Jugor, tha Ashley Sullivan, zyrtar i lartë për Shërbimet Shtetërore të Emergjencave.

Prej tre ditësh bregu lindor australian është përfshirë nga shira rrëmbyeshëm.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar rreth 20 njerëz në 12 orët e fundit, shumë prej tyre ishin të bllokuar në makina pasi rrugët janë përmbytur.

Për shkak të përmbytjeve, jo vetëm rrugët, por edhe shumë banesa janë mbuluar nga uji.

Në shumë zona rrezik janë edhe digat, ku nivelet e ujit kanë arritur pikat maksimale.

Australia së fundi është prekur nga pasojat e ndryshimeve klimatike, me thatësira, zjarre vdekjeprurëse, dëborë  dhe përmbytje fenomene që janë bërë më të zakonshme ndërsa modelet globale të motit ndryshojnë.

Temperatura më të larta do të thotë se atmosfera mban më shumë lagështi, duke shkaktuar më shumë reshje shiu çka sjell më pas edhe përmbytje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026