Përmbytjet e korrikut në Evropë u bënë 9 herë më të rrezikshme prej ngrohjes globale
Ngrohja globale ka rritur gjasat dhe intensitetin e përmbytjeve që përfshinë Gjermaninë dhe Belgjikën këtë verë, ku humbën jetën më shumë se 200 persona ndërsa pati edhe dëme materiale me vlerë miliarda euro. Kështu u konstatua në një studim të kryer nga shkencëtarët më të njohur botërorë, pjesë e World Weather Attribution (WWA).
Raporti thotë se ngrohja globale e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ka rritur deri në 9 herë më shumë gjasat për përmbytje në këto rajone.
Ndryshimet klimatike kanë rritur sasinë maksimale të reshjeve brenda një dite nga 3% në 19%, sipas shkencëtarëve të WWA, ku janë mbëedhur ekspertë nga institute të ndryshme kërkimore në të gjithë botën.
Më 14 dhe 15 korrik, përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm vranë rreth 190 persona në Gjermani dhe 38 në Belgjikë.
Studimi në fjalë mblodhi 39 shkencëtarë nga Gjermania, Belgjika, Holanda, Zvicra, Franca, SHBA dhe Britania e Madhe, të cilët përcaktuan se deri në çfarë mase ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu mund të ndikojnë në intensitetin e reshjeve të shiut.
Shkencëtarët dolën në përfundimin se “ndryshimet klimatike që janë shkaktuar nga vetë njeriu kanë rritur gjasat për përmbytje dhe intensitetin e shirave”.
Studiuesit përdorën modele të ndryshme për të zbuluar se si ngrohja globale ka ndikuar në shtimin e reshjeve të shiut në rajonet më të prekura.
Në brigjet e lumit Ahr dhe Erft në Gjermani dhe në luginën Meuse në Belgjikë, reshjet e shiut “thyen çdo rekord që ishte vëzhguar deri më sot”.
Studimi mori gjithashtu në shqyrtim edhe një zonë të alpeve holandeze, e cila u prek në një masë më të vogël.
Në përfundim të raportit thuhet se përmbytjet “ekstreme” të korrikut 2021 ka gjasa të përsëriten më shpesh.
“Brenda këtij rajoni pritej që një ngjarje e tillë të ndodhë mesatarisht çdo 400 vjet. Mirëpo tashmë presim që këto fenomene të përsëriten më shpesh se një herë 400 vjet ”, thanë shkencëtarët.
Për Maarten van Aalst, një nga autorët e studimit, është e rëndësishme të gjendet një mënyrë për të zvogëluar cenueshmërinë ndaj këtyre fenomeneve dhe ndikimeve që ata kanë”.
Gjermania do të shpenzojë 30 miliardë euro për rindërtimin e zonave që u preken nga përmbytjet. Katastrofat nga përmbytjet në Gjemani, u trajtuan në debatin publik për ndryshimet klimatike, javë para zgjedhjeve të fund shtatorit ku do të përcaktohet pasardhësi i kancelares Angela Merkel.
Lexo: Vitet e ardhshme do të jenë edhe më të nxehta, thotë raporti i OKB-së
Ky është studimi i dytë që evidenton se ka një lidhje të dukshme midis ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore ku përfshihen thatësirat, zjarret ose përmbytjet, të cilat po ndihen në të gjithë botën dhe janë shumëfishuar këtë verë.
WWA më përpara ka dalë në konkluzionin se “vala e nxehtësisë” që përfshiu Kanadanë dhe Amerikën perëndimore në fund të qershorit të këtij viti do të ishte “pothuajse e pamundur” pa pasojat e ndryshimit të klimës.
Në fillim të gushtit, ekspertët e OKB -së për klimën në një raport shokues dhanë alarmin për ngrohjen globale. Ata theksuan se nëse nuk merren masa sa më shpejt, njerëzimi do të kërcënohet nga fatkeqësi të mëdha natyrore.
Një studim nga IPCC (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike) tha se pragu prej + 1.5 ° C, që përcakton një cak i cili nuk duhet të tejkalohet sipas marrëveshjes së Parisit, mund të arrihet rreth vitit 2030, 10 vjet më herët se sa ishte parashikuar.
Studimi i WWA paralajmëron se katastrofat natyrore për shkak të motit do të bëhen akoma më të zakonshme nëse ngrohja globale vazhdon në këto nivele.
LEXONI GJITHASHTU:
- CDU e Merkel goditet nga përmbytjet, në Gjermani priten negociatat komplekse pas zgjedhjeve
- ‘Do mësojmë nga gabimet’, Mitsotakis për zjarret: Kriza e klimës kërkon ndryshim të politikave
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq