Përmbytjet në Francë e Itali: Macron paralajmëron se rindërtimi mund të zgjasë disa muaj

8 Tetor 2020 | 07:13

Emmanuel Macron ka paralajmëruar banorët e fshatrave të përmbytur në Francë se mund të duhen disa muaj për të rindërtuar shtëpitë e tyre, teksa u zotua për akordimin e një fondi prej 100 milionë eurosh.  

Presidenti francez vizitoi disa zona në Alpe, të shkatërruara plotësisht nga përmbytjet ku humbën jetën dhe të paktën 13 persona, prej të cilëve 5 në Francë dhe 8 në Itali, ndërkohë që rreth 20 të tjerë janë ende në kërkim.  

Duke folur nga Breil-sur-Roya, një fshat me 2 mijë banorë që është shndërruar në gërmadhë, Macron duartrokiti “kurajën” dhe “solidariteti” e ekipeve të kërkim-shpëtimit si dhe banorëve të zonës, duke iu premtuar se do të dërgonte më shumë ndihma.

Ndihmat përfshijnë dhe një fond prej 100 milionë eurosh, përveç financimeve nga BE dhe autoriteteve vendore.

Deklarata e  tij vjen pas imazheve që qarkullojnë së fundmi ku tregohet dëmet e jashtëzakonshme të shkaktuara nga përmbytjet gjatë javës, me shtëpi, rrugë dhe ura të shkatërruara.

Disa banorë të Tende, një fshat në kufirin me Italinë, i thanë Macron se “kanë humbur gjithçka” dhe se janë të “shqetësuar për të ardhmen e tyre”.

Një grua e përlotur iu drejtuar presidentit duke i kërkuar “që të mos t’i harrojnë” dhe se “kanë nevojë për ndihmë”.

120844438 4594802503926147 2727598019463908104 o

Helikopterët po shpërndajnë ndihma si dhe ushqime për banorët e zonës.

Përmbytjet kanë dëmtuar rëndë zonën e Alpeve franceze dhe pjesën veriperëndimore të Italisë, Ligurian dhe Pjemonten.

 

Lexoni gjithashtu: 

12 viktima dhe dhjetëra të humbur nga përmbytjet në Francë dhe Itali

Stuhia “Alex” godet Francën e Italinë, erë dhe shira të rrëmbyeshëm, dy viktima dhe 25 persona të zhdukur

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026