Përmbytjet shkaktojnë 190 viktima në Europë, fokusi tek rindërtimi

19 Korrik 2021 | 10:11

Të paktën 190 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur nga katastrofa e përmbytjes e shkaktuar nga shirat e dendur në Europën Perëndimore, shumica prej të cilëve në Gjermani.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz njoftoi se një ndihmë urgjente do të sigurohet për viktimat që vuajnë nga përmbytjet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vizitoi një nga zonat e përmbytura tha se katastrofa është e tmerrshme dhe është e vështirë të përshkruhet dëmi i shkaktuar.

Banorët në Ahrweiler, një nga rajonet më të goditura nga përmbytjet në Gjermani, po shqetësohen se grumbulli malor i mbeturinave dhe baltës do të sjellë shumë vështirësi në rindërtim.

Jog Laue, një banor i Ahrweiler, i përshkroi përmbytjet  si të tmerrshme.

“Unë u zgjova rreth orës 23:00 dhe u futa në ujë me një thellësi prej rreth 20 cm. Unë e mora gruan time dhe eca te dera. Në këtë kohë, uji kishte arritur deri në gjunjë. Pastaj u ktheva në dhomën time për të marrë disa dokumente. Nuk mund ta imagjinoj sa shpejt vërshonte uji”, tregoi ai.

Laue tha se ai ishte me shumë fat që mbijetoi sepse përmbytjet vranë disa nga fqinjët.  Ai nuk pret të dëmshpërblehet nga kompanitë e sigurimeve sepse shumë prej tyre kanë falimentuar nga katastrofa e përmbytjes.

“Nuk ka as energji elektrike as ujë të pijshëm. Unë nuk di çfarë të them. Unë duhet të ndalem për të bërë një pushim herë pas here dhe për të biseduar me njerëzit, përndryshe unë do të çmendem”, u shpreh ai më tej.

Jo vetëm Gjermania, por edhe të tjera shtete europiane si Belgjika, Holanda, Zvicra, Italia, u prekën nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet.

Sipas eksperteve ndryshimet klimatike janë faktorët kryesorë të kushteve ekstreme të  motit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026