Përpjekjet e fundit për presidencën, 11 senatorë pro Trump refuzojnë të certifikojnë fitoren e Joe Biden
Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh shpallën të shtunën se kanë formuar një koalicion për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale duke refuzuar disa prej elektorëve fitues në disa shtete, teksa Kongresi do të mblidhet javën e ardhshme për të certifikuar rezultatin e Kolegjit Elektoral.
Përpjekjet e jashtëzakonshme të presidentit amerikan Donald Trump për të mos pranuar humbjen në zgjedhje janë kthyer në një pikë mosmarrëveshjeje në partinë republikane.
Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, u bëri thirrje republikanëve që të mos përmbysin rezultatin e zgjedhjeve.
Njëmbëdhjetë senatorët, nën drejtimin e Ted Cruz nga Teksas, thanë se do të votojnë kundër elektorëve shtetëror në rast se Kongresi nuk krijon një audit të posaçëm për të hetuar rezultatin e zgjedhjeve, megjithatë duke pranuar se kjo nuk ka të ngjarë të ndryshojë rezultatin.
Si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Trump për mashtrim elektoral, zyrtarë të zgjedhjeve dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, janë shprehur se nuk ka “prova që mbështesin këto pretendime”.
Inaugurimi i Joe Biden si presidenti i Shteteve të Bashkuara do të mbahet më 20 janar, pas fitores me 306-232 vota në Kolegjin Elektoral.
Trump, presidenti i parë që nuk fiton një mandat të dytë në thuajse 30 vite, thotë se shkaku i humbjes së tij ishte manipulimi i zgjedhjeve, megjithatë ka një konsensus të gjerë në mesin e zyrtarëve elektoralë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të rregullt.
Lexoni gjithashtu:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta