Përpjekjet e Turqisë për takimin mes Putinit dhe Zelenskit

15 Prill 2022 | 09:53

Turqia po mundohet të organizojë një takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe të Ukrainës, Zelenski.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se vendimet e rëndësishme merren në nivel liderësh, prandaj ata po mundohen ta arrijnë këtë gjë.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës.  Zv. kryeministrja ukrainase, Irina Veresçuk njoftoi lirimin e 5 oficerëve, 17 ushtarëve dhe 8 civilëve.

Detajet e numrit të të burgosurve rusë të liruar mbeten ende për t’u konfirmuar. Sipas OKB-së, numri i civilëve të vrarë në arriti në 1,932 në datën 12 Prill edhe pse paralajmëroi se “shifrat reale janë mjaft më të larta”, ndërsa 2,589 civilë të tjerë raportohen si të lënduar prej nisjes së luftës në 24 shkurt.

Lideri rus i opozitës, Aleksei Navanli ka publikuar disa shkrime në rrjetet sociale ku bën thirrje për një “front të ri vërtetësie”.

Navanli, i cili po kryen një dënim 9-vjeçar në një burg të Rusisë, shkruan se e vërteta dhe informacioni i lirë e dëmtojnë Putinin po aq sa armët anti-tank që Amerika i ka dhënë Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026