Përplasen dy automjete në Laç, tre të plagosurit dërgohen drejt Spitalit të Traumës

22 Prill 2026 | 18:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur një orë më parë në qytetin e Laçit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas njoftimit të policisë, nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026