Përplasja në Nagorno-Karabakh, Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit e Armenisë bien dakord të bisedojnë në Moskë

9 Tetor 2020 | 08:01

Në qytetin e Azerbajxhanit, Barda, familjarët  dhe miqtë i thanë lamtumirën e fundit ushtarëve të vrarë në luftimet e fundit me forcat armene.

Nga ana tjetër Azerbajxhani nuk ka konfirmuar ende sesa ushtarë kanë humbur jetën

Ajo që është e sigurt është se dhjetëra civilë nga të dyja palët kanë mbetur të vrare.

Zyrtarët e Azerbajxhanit akuzojnë forcat armene se vijojnë të sulmojnë shumë nga fshatrat dhe qytetet.

Së fundmi të dy vendet kanë konfirmuar se ministrat e tyre të jashtëm do të shkojnë për bisedime në  Moskë, e cila ka kërkuar armëpushim mes palëve.

Përpjekjet e Moskës , Francës, Gjermanisë dhe SHBA kanë hasur vështirësi jo vetëm nga palët por edhe sepse Turqia mbështet fuqishëm Azerbajxhanin.

Autoritetet armene akuzojnë Azerbajxhanin për bombardimin e asaj që njihet si ‘Katedralja e Shenjtë e Shpëtimtarit’.

Monumenti u sulmua të paktën dy herë ndërsa dy gazetarë u plagosën. Jerevan thotë se Baku po kryen një krim lufte duke sulmuar një ndërtesë fetare.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit e mohon aksionin, duke u shprehur se ushtria e saj nuk sulmon monumentet historike apo fetare.

 

Lexoni gjithashtu: 

Konflikti, presidenti azer dhe kryeministri armen akzuojnë njëri-tjetrin

Vijojnë luftimet Armeni-Azerbajxhan, kryeqyteti i Nagorno-Karabakh kthehet në gërmadhë

Konflikti Armeni-Azerbajxhan, disa dhjetëra të vrarë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026