Përplasja për borxhin publik, qeveria synon ta ulë në 60% gjatë mandatit, FMN: Nuk zbret nën 70%  

13 Tetor 2021 | 12:38

Shqipëria ka sot nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Europë.

Pandemia, kriza ekonomike, por edhe programi i rindërtimit pas tërmetit e detyruan qeverinë të rriste ndjeshëm huamarrjen vitin e kaluar, duke e rritur borxhin me 10 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

Për ministrinë e Financave, borxhi publik ka arritur në 76% të PBB-së, ndërsa për Bankën Qendrore dhe FMN-në ai arrin në 80% të PBB-së. Përkundër qeverisë, këto institucione llogarisin edhe detyrimet e prapambetura që shteti ka ndaj të tretëve.

deklaratën e fundit të Fondit Monetar, borxhi i përgjithshëm i qeverisë parashikohet të jetë 80% e PBB-së, në fund të vitit 2021. Më tej FMN sugjeron se ai do të bjerë gradualisht duke filluar nga viti 2024, pasi masat mbështetëse dhe rindërtimi të përfundojnë.

Në programin qeverisës të këtij mandati, synohet që borxhi publik të ulet në 60% në fund të mandatit, por Fondi Monetar e sheh tepër ambicioz këtë synim, duke deklaruar se ai do të mbetet mbi normën 70% të PBB-së gjatë qeverisjes Rama 3.

Madje, me krizën aktuale energjitike dhe kërkesës për të marrë 500 milion euro borxh përmes eurobondit, ndërhyrjet e qeverisë për uljen e borxhit do të jenë edhe më të vështira.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026