Përplasja për Ukrainën, analistët: Rusia nuk dëshiron luftë, por po kërcënon Perëndimin
Rusia ka shtuar trupat në kufirin me Ukrainën dhe në gadishullin e Krimesë, duke e shpjeguar atë si një stërvitje ushtarake rutinë. Por NATO është i shqetësuar dhe ka dërguar paralajmërimet e saj kundër asaj që e quan një sjellje agresive të Moskës. Mirëpo çështja është çfarë do të ndodhë më pas.
Sipas analistit rus Alexander Golts, Rusia thjeshtë po përpiqet të kërcënojë perëndimin se do të nisë luftë me Ukrainën, por nuk ka planifikuar të nisë mirëfilli një luftë.
“Nuk besoj se Rusia po planifikon të nisë një luftë. Ajo planifikon të shantazhojë Perëndimin me kërcënimet për luftë me Ukrainën. Duke përdorur këtë mundësi si mjet negociate, Rusia synon të zbusë sanksionet e Perëndimit që do të pasojnë”, u shpreh Alexander Golts, analist ushtarak rus.
Kjo ka çuar tashmë në një seri kontaktesh me selinë e NATO-s, që është kthyer në qendër të aktiviteteve diplomatike. Kievi e ka marrë këtë kërcënim seriozisht dhe po kërkon ndihmë, përfshirë anëtarësimin, që ka pak gjasa të ndodhë. Deri tani, Ukraina ka marrë vetëm fjalë inkurajuese, por sa larg është e gatshme Aleanca të shkojë?
“Ne kemi dëgjuar një gjuhë të ngjashme ndaj Moskës menjëherë pas 2014-s dhe që prej atëherë. Ato nuk patën një efekt në aspektin ushtarak. Mendoj se Rusia do të shqetësohej në rast se këtë herë Perëndimi ndihmon ushtarakisht Kievin. Topi do të jetë sërish në fushën e Rusisë dhe bota do të shohë se çfarë do të bëjë Moska”, tha Brooks Tigner, reporter për çështjet e NATO-s.
Sipas ekspertëve, kushtet e motit nuk lejojnë për momentin një operacion madhor tokësor në rajonin e Donbasit. Por për NATO-n, prioritet është tërheqja e trupave ruse nga kufiri.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta