Përplasja SHBA-Kore, vendi aziatik: Amerika, qëndrim armiqësor ndaj Penianit
Korea e Veriut ka akuzuar sërish presidentin amerikan Joe Biden dhe anëtarët e administratës së tij se ndjekin një politikë armiqësore kundrejt Penianit, që rrjedhimisht do të kërkojë një përgjigje reciproke.
Komentet e zyrtarëve të vendit aziatik, të publikuara në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA, vijnë pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi më 30 prill se, zyrtarët amerikanë kishin bërë një rishikim disamujor të politikës ndaj Koresë së Veriut.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme koreane akuzoi Uashingtonin për fyerje të dinjitetit të liderit suprem të vendit, kur bëri kritika për situatën e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.
Në një deklaratë tjetër, Kwon Jong Gun, drejtor i përgjithshëm i Departamentit për Çështjet Amerikane në Ministrinë e Jashtme, citoi fjalimin e Biden në Kongres, ku presidenti tha se programet bërthamore në Korenë e Veriut dhe Iran përbëjnë kërcënime që do të adresohen përmes diplomacisë dhe masave të ashpra parandaluese.
“Fjalimi i Biden ishte i patolerueshëm dhe një gafë e madhe,” – deklaroi Kwon, i cili shtoi se deklarata të tilla reflektojnë synimin e SHBA-së për të imponuar një politikë armiqësore ndaj Koresë së Veriut, sikurse ka bërë për gjysmë shekulli.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta