Përplasje në kufi, vriten 20 ushtarë indianë, tensionohen raportet mes Kinës dhe Indisë

17 Qershor 2020 | 06:58

Të paktën 20 ushtarë indianë u vranë në një përleshje me forcat kineze në një zonë të diskutueshme të kufirit Himalajan.

Incidenti pason tensionet në rritje, dhe është përplasja e parë me viktima në zonën kufitare në të paktën 45 vite.

Ushtria indiane fillimisht tha se tre ushtarë të saj ishin vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima.

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshje së arritur javën e kaluar për të respektuar Linjën e Kontrollit Aktual në Luginën kufitare.

Sipas raportimeve dhuna midis dy ushtrive të vendosura në Himalaje është shumë serioze, dhe presioni do të rritet mbi dy fuqitë bërthamore për të mos lejuar një përshkallëzim të konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026