Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë, analistët diskutojnë marrëveshjen ushtarake Francë-Greqi

10 Tetor 2021 | 21:03

Franca dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, sipas së cilës Franca do të duhet të ndërhyjë në rast të një sulmi mbi Greqinë.

Kjo marrëveshjes mes presidentit Francës dhe kryeministrit grek ka shkaktuar pakënaqësi jo vetëm në radhët e Turqisë, por dhe më gjerë.

Në emisionin “Eurotalks”, prof. Dr. Ferdinant Gjana u shpreh për këtë çështje se është një histori e gjatë konfliktesh, zanafilla e të cilave vjen që nga “pavarësia e Greqisë nga Perandoria Osmane”.

Ndërsa, drejtori i televizioni “Tribuna”,  Robert Goro, tha në “Eurotalks” se Athina zyrtare e kishte të domosdoshëm nënshkrimin e një pakti të ri strategjik dhe ushtarak me Francën për shkak të tensioneve Greqi-Turqi, që vitet e fundi kanë shkuar në rritje, por edhe për shkak të një “disekuilibri të theksuar sa u përket arsenaleve ushtarake ndërmjet Turqisë dhe Greqisë”.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, z. Goro tha se Greqia përmbush dy synime, që janë modernizimi i forcave të armatosura të ushtrisë greke si edhe ndihmon në krijimin e një lloj balancimi të diferencës së madhe në arsenalin ushtarak ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Artan Kutra, gazetar i “Radio France International” tha për “Eurotalks” se Franca e nënshkroi këtë marrëveshje me Greqinë, pasi synimi i saj është që të ruajë stabilitetin në Mesdhe dhe sidomos në Mesdheun Lindor, gjë që e theksoi edhe vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politika e re amerikane ndaj Kosovës e Ballkanit në optikën e analistëve

Jeffrey Hovenier u emëruar ambasador i ri i SHBA në Prishtinë ndërsa Christopher Hill do të jetë përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Amerikës në...
20:20 | 24/10/2021

Gjeopolitika e Ballkanit drejt integrimit në BE, analistët diskutojnë problematikat që hasin vendet e rajonit

Problematikat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE ka qenë tema e trajtuar në emisionin ‘EuroTalks’ këtë të diel....
21:00 | 03/10/2021

Zgjedhjet në Gjermani, analistët diskutojnë për politikat e Berlinit pas Merkel

Gjermania do të mbajë më 26 shtator zgjedhjet parlamentare dhe sondazhet tregojnë se kancelari i ardhshëm pas Angela Merkel mund të jetë Olaf Scholz i...
20:40 | 19/09/2021