Përplasjet për fashën e energjisë, si do të faturohen shqiptarët
Qeveria është tërhequr përkohësisht nga zbatimi i fashës 800 kilovat të energjisë elektrike. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili beri të ditur se fasha e re nuk do të aplikohet për muajin tetor.
Por ndryshe nga kryeministri, ERE thotë se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë hyn në fuqi më datën 1 tetor.
Në bazë të deklaratës së ERE, nga data 1 tetor do të aplikohet çmimi prej 42 lekë për kilovat për të gjithë konsumatorët që konsumojnë mbi 800 Kilovat.
Edhe në një reagim pas ERE, kryeministri konfirmoi se këtë muaj nuk do të hyjë në fuqi fasha e re. Ajo mbetet në fuqi, por do të shihet ecuria energjetike për ta aplikuar apo jo nga 1 nëntori.
Sot, askush nuk e ka të qartë se cili do të jetë çmimi që do të aplikohet për konsumatorët familjarë. Kësaj pyetjeje pritet t’i japë përgjigje një mbledhje e Entit Rregullator të Energjisë, i cili pritet të mblidhet gjatë kësaj jave.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet