Përplasjet për zgjedhjet lokale, Manjani tregon dy pyetjet që duhet t’u japë përgjigje Kushtetuesja
Gjykata Kushtetues ka caktuar 23 qershorin si datë për zhvillimin e seancës ku do të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i pranishëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania shpalosi dy pyetjet, të cilat sipas tij do duhet të marrin përgjigje nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Dy pyetje themelore ka Gjykata Kushtetuese për të zgjidhur. E para; mbahen apo jo zgjedhjet pa një datë në kuptimin formal të fjalës? Dhe e dyta: A mundet Presidenti i Republikës të ndryshojë datën e zgjedhjeve, qoftë edhe për një arsye të interesit publik? Këto janë dy pyetje që duhet t’u përgjigjet Kushtetuese me datë 23 qershor”, tha ai.
Ai theksoi se kjo çështja ka interpretime të shumta, ndërsa u shpreh se nëse Gjykata arrin në përfundimin se nuk mund të mbahen zgjedhjet pa një datë, ajo duhet të konstatojë pavlefshmëri të zgjedhjeve.
“Nëse gjykata arrin në përfundimin se zgjedhjet nuk mbahen pa një datë të caktuar me dekret në fuqi, duhet të konstatojë pavlefshmëri të zgjedhjeve”, shtoi Manjani.
Më tej z. Manjani theksoi se një vendimi i vlefshëm i Gjykatë Kushtetuese, quhet atëherë kur çështja merr minimalisht pesë vota pro.
“Që të jetë vendimi i vlefshëm duhet që pesë anëtarë duhet të votojnë pro një alternative, ky është thelbi i ligjit. Në çdo rast duhet të jenë pro, prandaj janë nëntë anëtarë. Shumica e nëntëshes”, tha ai.
Pasi përfundoi procesi zgjedhor i 2019, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, vendosi të çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar asaj të shpallë pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit