Përshkallëzohen protestat e dhunshme në SHBA, del autopsia: George Floyd vdiq nga asfiksia

2 Qershor 2020 | 05:30

Vijojnë trazirat dhe përleshjet për të shtatën ditë radhazi në SHBA. Protestat kundër dhunës së policisë kanë pushtuar me dhjetëra qytetet amerikane ndërsa demonstruesit me pankarta në duar, duke u përplasur herë pas here me policinë, injorojnë të gjitha vendimet për ndalim-qarkullimet.

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd, e cila ka ngjallur zemërimin e mijëra amerikanëve, tashmë zyrtarisht sipas autopsisë është cilësuar vrasje.

“Sipas mendimit tim shkaku i vdekjes është asfiksia për shkak të ushtrimit të presionit në qafë”, thotë dr. Michael Baden, ekspert i mjekësisë ligjore.

Ndërsa protestat vijojnë, vëllai i viktimës, Terrence bëri thirrje që demonstruesit të gjejnë një rrugë paqësore për të protestuar. 

“Le të mos mendojmë se zëri ynë nuk ka rëndësi dhe të votojmë.  Jo vetëm të votojmë për president por edhe për primaret. Të votojmë për këdo. Mos prisni askënd t’ju tregojë se kush është. Edukoni veten duke e ditur se për kë votoni”, – ishte mesazhi që ai dërgoi nga vendi ku vëllai i tij u vra nga oficeri i policisë.

Për ngjarjet e fundit ka reaguar edhe ish-presidenti Barack Obama i cili shkroi në Twitter se ky është momenti për të menduar ndryshimin.

“Protestat përfaqësojnë një zhgënjim të sinqertë dhe të ligjshëm për një dështim disa dekadash për të reformuar praktikat e policisë dhe sistemin më të gjerë të drejtësisë penale. Ne duhet të dënojmë ata të paktë që përdorin dhunën – jo shumë prej tyre meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë”, shkruan ish-presidenti.

Më shumë se 75 qytetet janë përfshirë nga protestat për të shprehur indinjatë për atë çfarë ndodhi me George Floyd. Rrugët të cilat pak ditë më parë ishin të boshatisura për shkak të pandemisë tanimë janë të pushtuara nga protestuesit.

Ky nuk është rasti i parë i dhunë policore ndaj njerëzve me ngjyrë në SHBA. Të tjera raste kanë shënjuar lëvizjen ‘Black Lives Matter’.

Mund të lexoni gjithashtu:

Trump fshihet në bunker, Ilir Ikonomi: Prania e Gardës Kombëtare tregon se situata është serioze

Vazhdojnë protestat në SHBA, edhe pranë Shtëpisë së Bardhë

Protesta të dhunshme në SHBA, gazetarja e VOA: Trump u fsheh në bunkerin e nëndheshëm të Shtëpisë së Bardhë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026