Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, prioritet për BE dhe SHBA, Blinken takohet me shefin e Politikës së Jashtme Borell
Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ishte kjo deklarata që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dha gjatë takimit në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ne deklaratën e përbashkët për mediat Borell e vuri theksin tek bashkëpunimi dhe nxitja e reformave në rajon.
“Ne po ashtu folëm për Ballkanin Perëndimor, ku Sekretari ka qenë i angazhuar për një kohë të gjatë. Perspektiva Evropiane për këtë rajon mbetet prioritet për Bashkimin Evropian dhe SHBA-në. Ne do të punojmë se bashku duke shmangur çdo lloj konkurrence midis nesh për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reformat kryesore që bëjnë të mundur integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian,” – u shpreh Borell.
Dy zyrtarët e lartë ranë dakord të bashkëpunojnë edhe në një sërë çështjesh sikundër raportet me Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ndër të tjera çështje të diskutuara gjatë takimit ishin ndryshimet klimatike, vaksinat dhe raportet me Turqinë.
Në udhëtimin e tij të parë në Bruksel ku Blinken e vuri theksin tek rivendosja e raporteve me aleatët, mori pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të NATO-s e u takua edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.
Mesazhi ishte i qartë në çdo takim bashkëpunimi me aleanca për të përballuar sfidat e kohës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta