Peruja rishikon shifrat, COVID-19 shkaktoi më shumë se dyfishin e viktimave

1 Qershor 2021 | 09:27

Pas një rishikimi të shifrave qeveria peruane shtoi me më shumë se dyfishin e viktimave bilancin zyrtar të COVID-19.

Autoritetet thanë të hënën se tashmë numri i viktimave prej pandemisë është në 180,764 nga 69,342 që ishte në fundjavë.

Shifrat e reja e bëjnë Perunë shtetin e pestë me më shumë viktima prej pandemisë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Meksikës.

Nëse flasim për shifra të përgjithshme Peruja është shteti me bilancin më të rëndë të vdekjeve për çdo 100 mijë banorë, ajo ka tashmë si mesatare rreth 500 vdekje për çdo 100 mijë banorë, dhe është shteti me mesataren më të rëndë – tejkalon Hungarinë që këtë mesatare e kishte 300 vdekje.

Rishikimi i shifrave u bë nga një grup pune i ngritur prej qeverisë pasi ekspertët kishin ngritur shqetësimet se shifrat zyrtare nuk ishin të sakta pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve vjetore ishte rritur në mënyrë të pashpjegueshme vitin e shkuar krahasuar me prirjen e viteve të tjera.

Ministri i Shëndetësisë Oscar Ugarte tha se më parë një numër domethënës vdekjesh nuk ishin klasifikuar si të shkaktuara nga COVID-19. Ata kishin përfshirë në bilanc vetëm rastet e diagnostikuara si pozitive me teste, ndërsa shifrat e reja përfshijnë kritere shtesë.

Ugarte tha se me bilancin e rishikuar qeveria nuk do të rishikojë politikat e saj shëndetësore.

Bilanci i rishikuar përfshin vdekje të raportuara nga marsi 2020 deri më 22 maj 2021.

Shifrat e raportuara nga qeveria më parë u vunë në diskutim që në fillim të pandemisë, pasi në media raportoheshin skena tronditëse nga morgu apo dhe ceremonitë mortore që ishin shtuar ndjeshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026