Përurohet ”Rrjedha Ballkanike”, vihet në funksion gazsjellësi rus që kalon përmes Serbisë

4 Janar 2021 | 18:46

Në ditën e parë të vitit 2021, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi vënien në funksion të një pjesë të tubacionit kryesor të gazsjellësit të ri 403 kilometra që sjell gazin rus nga Bullgaria nëpërmjet Serbisë drejt kufirit hungarez.

Ky tubacion quhet “Rrjedha ballkanike” dhe është degë e gazsjellësit gjigand, “Rrjedha Turke”, një investim i përbashkët i kompanisë ruse Gazprom me kompaninë turke “Botash”.

Sipas presidentit serb, vendi i tij do të marrë gaz me një çmim deri në 155 dollarë për metër kub dhe kostot e transportit janë shumë më të ulëta, deri ne 14 dollarë, nga 48 që kushtonte më parë. Sipas presidentit Vuçiç, gjëja më e rëndësishme është, se ky gazsjellës do të krijojë një mjedis shumë tërheqës për investuesit e huaj, pasi do të ketë burime energjie shumë të lira.

Presidenti serb premtoi një ulje të konsiderueshme të çmimit të gazit për ngrohje për familjet serbe. Gazsjellësi “Rrjedha Turke” është në total është i gjatë 930 kilometra me një kapacitet prej 31.5 miliardë metra kub gaz në vit.

Dega e parë kalon nëpër Turqi, ndërsa dega e dytë shkon në Bullgari, Serbi, Hungari dhe vende të tjera të Evropës Qendrore. Kapaciteti i secilit krah është 15.75 miliardë metra kub gaz. 

Kjo sasi energjie është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 15 milionë familjeve të mesme. Gazsjellësi “Rrjedha turke” është pjesë e ambicies afatgjate të Rusisë që ta çuar në minimum transportin e gazit përmes Ukrainës, me ndërtimin e kaheve alternative, siç janë, përveç “Rrjedhës turke”, edhe “Rrjedha veriore 1” dhe “Rrjedha veriore 2”.

Bashkimi Evropian nuk e mbështet ketë projekt. Ndërtimi i gazsjellësit të ri fuqizon pozitën monopoliste të “Gazpromit” në tregun e gazit të Serbisë, së paku për 20 vjetët e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026