Peskov mbështet Trumpin: Starmer nuk është Churchill, dhe as Macron nuk është De Gaulle
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot, duke komentuar zhgënjimin e Presidentit amerikan Donald Trump me aleatët evropianë, se pajtohet me pohimin e Trump se kryeministri britanik Keir Starmer “nuk është Winston Churchill” dhe shtoi se as Presidenti francez Emmanuel Macon nuk është si ish-Presidenti francez Charles de Gaulle.
“Në këtë rast të veçantë, mund të themi dhe të biem dakord se Starmer nuk është vërtet Churchill, dhe Macron nuk është vërtet De Gaulle. Ky është realiteti politik në të cilin jetojmë”, tha Peskov, raporton Sputnik.
Trump akuzoi ish-aleatët se nuk ishin të gatshëm të ndihmonin Shtetet e Bashkuara duke dërguar anije në Ngushticën e Hormuzit për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve dhe e krahasoi aleancën e NATO-s me një “rrugë njëkahëshe”.
Presidenti amerikan tha në atë rast se ishte i zhgënjyer nga reagimi i kryeministrit britanik Keir Starmer, të cilin ai tha se nuk ishte Winston Churchill, i cili ishte kryeministri britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta