Pezullohen policët francezë, u filmuan duke dhunuar një person me ngjyrë, shtohen polemikat

27 Nëntor 2020 | 10:07

Tre policë francezë janë pezulluar nga detyra  pas publikimit të një videoje ku ata shfaqen  duke goditur një person me ngjyrë duke forcuar zemërimin mbi sjelljen e forcave të sigurisë.

Michel Zecler, një producent muzikor kërkon drejtësi.

“Pa këtë video, sot unë nuk do të isha këtu para jush  dhe ndoshta, pa këtë video, ju mund të kishit të njëjtën histori me titullin “Një i ri u sulmua”,  po i bëj qejfin vetes nuk jam dhe aq i ri, por do të shkruanit i riu sulmoi oficerët e policisë, u përpoq t’u merrte armët, t’i godiste, gjithçka që kam dëgjuar edhe më parë,” – u shpreh producenti Zecler.

Në pamje shihen  policët që e godasin producentin me shkelma në kokë dhe me shkopinj gome në trup. Michel thotë se nuk besonte se ata ishin oficerë policie dhe thekson se ata e ofendonin në mënyrë racore.

“Unë do të doja t’i thoja policisë dhe xhandarëve që i mbështes ata pa pushim, por në këmbim të kësaj mbështetje është padyshim kërkesa e ministrit të Brendshëm për respekt absolut të ligjit dhe etikës. Kur ka njerëz që ngatërrohen në këtë mënyrë,  ata duhet të heqin dorë nga uniforma e Republikës, duhet të dënohen, të lënë punën, të dënohen nga drejtësia,” – tha ministri i Brendshëm i Francws, Gerald Darmanin.

Incidenti ndodhi pak ditë pasi qeveria e Presidentit Emmanuel Macron  kërkon të kalojë një projekt-ligj të ri që kufizon mundësinë për të filmuar policët në detyrë, projektligj i cili ka nxitur protesta nga grupet e të drejtave civile dhe gazetarët e shqetësuar se kjo do të lejojë që brutaliteti i policisë të mbetet i pazbuluar dhe i pandëshkuar.

 

Lexoni gjithashtu: 

Policia largon me dhunë qindra emigrantë nga qendra e Parisit

Kufizimet në ligjin e ri për policinë, francezët në protestë, Brukseli paralajmeron se media duhet të jetë e lirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026