Stafi mjekësor i pavaksinuar pezullohet nga detyra në Greqi
Mbi 6.500 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 500 anëtarë të shërbimit të ambulancave në Greqi janë pezulluar nga puna, sepse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Ministri grek i Shëndetësisë, Thanasis Plevris bëri me dije se fakti që 400 punonjës të kujdesit shëndetësor morën vaksinën gjatë ditës së hënë, disa ditë para afatit, tregoi se vendimi i qeverisë për t’i bërë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e spitaleve po jepte efekt.
Duke u përpjekur për të lehtësuar çdo pasojë në sistemin shëndetësor, qeveria tha se legjislacioni do të ndryshohet për të lejuar që punonjësit të kthehen menjëherë në vendet e tyre të punës për sa kohë që ata marrin dozën e parë në ditët në vijim, po ashtu të rikthehen edhe ata që kanë marrë të paktën një dozë.
Vendimi i qeverisë greke për të pezulluar ata persona të shëndetësisë të pavaksinuar me të dyja dozat shkaktoi protesta në shtetin fqinj.
Sipas autoriteteve deri në 1 shtator të gjithë punonjësit e sektorit të shëndetësisë mjekë dhe infermierë duhet të ishin vaksinuar plotësisht por jo të gjithë iu bindën këtij vendimi.
Rreth 53 përqind e popullsisë greke është plotësisht e vaksinuar dhe autoritetet shpresojnë të kapin shifrën 70% përgjatë muajve të vjeshtës.
Greqia të enjten raportoi 2.840 raste të reja me covid çdo ditë dhe 33 viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta