Pfizer për adoleshentët, EMA dhe FDA nisin të vlerësojnë miratimin për grupmoshën 12-15 vjeç
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Administrata Amerikane për Barnat (FDA) janë duke shqyrtuar mundësinë që vaksina e Pfizer të nisë të përdoret për adoleshentët nga 12 në 15 vjeç.
Pritet që autoritetet amerikane të miratojnë vaksinën për këtë grupmoshë në ditët në vijim.
Në aplikimin e tyre tek EMA më 30 prill, kompania Pfizer nënvizoi se të dhënat e marra nga faza e tretë e testimit tek adoleshentët amerikanë vaksina dëshmoi se ishte 100% efektive ndaj COVID-19 dhe kishte shkaktuar reagim të fuqishëm të antitrupave.
Vaksina Pfizer/BioNTech është tashmë e autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për personat mbi 16 vjeç.
Ndërkohe Agjencia Evropiane e Barnave krahas vaksinës ruse Sputnik V ka nisur të shqyrtojë edhe vaksinën kineze të prodhuar nga Sinovac nëse do të mund të miratohet për përdorim të gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta