Piktura e artistit Leonardo Da Vinçi në ankand për 16.7 milionë dollarë
“Koka e Ariut”, një pikturë e realizuar nga Leonardo Da Vinçi pritet të shitet për një shifër rekord prej 16.7 milionë dollarë.
Fillimisht pritet të shfaqet të shtunën, në shtëpinë e ankandit “Christie”, në Nju Jork e më pas në Hong Kong dhe Londër.
Piktura është e gjatë dhe e gjerë 7 centimetër dhe është një vizatim argjendi mbi një letër rozë. Sipas studiuesve vepra është realizuar në fillim të viteve 1480 kur Da Vinçi ishte në Firence.
Vepra është një nga më pak se tetë vizatime të mbetura nga artisti italian, andaj kjo është arsye e mjaftueshme për të besuar se shitja e saj në ankand do të kapë shifra rekord.
Fillimisht piktura ka qenë në pronësi të piktorit Thomas Lawrence dhe pas vdekjes i kaloi tregtarit të tij Samuel Woodburn. Ky e fundit e shiti në shtëpinë e ankandit “Christie” në vitin 1860 për 3.5$.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet piktura e Picasso-s, ishte vjedhur 9 vite më parë në Athinë
- Nga objekte propagandistike në të mbrojtura: Mozaikët sovjetikë që kanë mbijetuar në Ukrainë
- Festivali i Filmit në Kanë, yjet botërorë të kinemasë zbresin në tapetin e kuq
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 7 të tjerë