Pilotët e Lufthansës në grevë sot, anuluan fluturimet nga Frankfurti dhe Mynihu 

2 Shtator 2022 | 09:33

Sindikata përfaqësuese e pilotëve të linjës ajrore gjermane Lufthansa ka shpallur një grevë sot pasi drejtuesit refuzuan kërkesat për rritje page.

Sindikata e ekuipazhit të fluturimit akuzoi Lufthansa-n se dështoi të përmirësonte ofertën e saj të mëparshme, “duke mos u lënë pilotëve zgjidhje tjetër veçse të hynin në grevë për të përmbushur kërkesat e tyre”, raporton AP.

Kompania tha se ofroi një rritje lineare prej 900 euro, që përfaqëson një rritje prej pesë për qind për pilotët e vjetër dhe një rritje prej 18 për qind për ata që sapo kanë filluar karrierën.

Sindikata ka kërkuar një rritje prej 5.5 për qind këtë vit dhe një rritje automatike të pagave të rregulluara nga inflacioni në vitin 2023. Përveç kësaj, pilotët po kërkojnë një sistem të ri pagash dhe pushimesh që linja ajrore tha se do të rriste kostot e punonjësve me rreth 40 për qind. 900 milionë euro në dy vjet.

Për shkak të grevës së paralajmëruar të pilotëve, Lufthansa po anulon të gjitha fluturimet e sotme të pasagjerëve dhe mallrave nga dy qendrat e saj më të mëdha Frankfurt dhe Mynih.

Bëhet fjalë për rreth 800 fluturime dhe anulimi do të prekë shumë pasagjerë që do të kthehen pas pushimeve verore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026