Pink paguan gjobën për lojtaret e skuadrës së hendbollit që refuzuan të veshin bikini

26 Korrik 2021 | 18:11

Muzikantja amerikane Pink ka ofruar të paguajë gjobën që iu dha vajzave të skuadrës norvegjeze të hendbollit, pasi ato veshën pantallona të shkurtra në vend të të poshtmeve bikini gjatë një ndeshjeje me Spanjën.

Skuadra norvegjeze e hendbollit të grave u gjobit me €1,500 euro javën e shkuar pasi u akuzua se theu rregullat nga Komiteti Disiplinor i Federatës Evropiane të Hendbollit.

Pink shkruan në Twitter se ajo është “krenare” për sportistet norvegjeze pasi ato po protestojnë kundra këtyre rregullave “tejet seksiste”.

Sipas rregullores së federatës, lojtaret femra duhet të veshin “të poshtme bikini me brez të ulët dhe të ngushta pas trupit”.

Por, gjatë ndeshjes për medaljen e bronzit kundër Spanjës, vajzat norvegjeze veshën pantallona të shkurtra në shenjë proteste.

Prej kohësh lojtaret e këtij sporti e kanë quajtur këtë lloj uniforme “degraduese” dhe jashtëzakonisht “jopraktike”.

Federata Norvegjeze e Hendbollit ka deklaruar se ishin të përgatitur për këtë gjobë dhe se kanë ndërmend t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndryshuar këto rregulla, që ata sipas tyre janë “diskriminuese dhe seksiste”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026